Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur 20 minuta pas mesnate në Tiranë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti të çastit.
29-vjeçari Jurgen Duka është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar nga policia. Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka plagosur Dukën. 29-vjeçari ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Traumës.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin.
Ndërkohë, janë marrë në pyetje shoku viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje.
Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal.
Njoftim i i policisë:
Policia informoi se ” rreth orës 00:20, më datë 14 dhjetor 2021, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.









































