Google search engine
Home Politike “S’të shpëtojnë dot as ambasadorët dhe as Rama”, Edi Paloka kërcënon publikisht...

“S’të shpëtojnë dot as ambasadorët dhe as Rama”, Edi Paloka kërcënon publikisht Lulzim Bashën

0
187

Deputeti Edi Paloka ka reaguar për takimin që po zhvillon sot kryedemokrati Lulzim Basha me ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Duke ‘thumbuar’ Bashën, Paloka shkruan në një postim në rrjetet sociale se sikur të angazhohej kaq shumë sa për mbrojtjen e karriges së tij, edhe për të mbrojtur zgjedhjet apo denoncuar masakrën zgjedhore, të paktën do i kishte bërë një shërbim demokratëve.

“Ty mbase të bën punë një parti-shoqatë në opozitë prandaj lufton kaq fort për vulën, po si mund ta pranojnë këtë ata demokratë që prej më shumë se 8 vitesh janë nën dhunën dhe persekutimin e Ramës ?!

Tani po lufton të mbash vulën sepse justifikimin për humbjen e rradhës e ke gjetur : “Prapë fajin e ka Saliu””, shprehet Paloka.

Postimi nga Edi Paloka:

Sikur te angazhoheshe kaq shume sa po angazhohesh per te mbrojtur vulen e karrigen tende edhe per te mbrojtur zgjedhjet dhe denoncuar “masakren zgjedhore” , do ju kishe bere te pakten nje sherbim demokrateve !

Seriozisht e ke qe mendon se mund te qendrosh ne krye te demokrateve me ndihmen e policise se Rames dhe ambasadoreve, kur demokratet te kane shkarkuar ?!

Ty mbase te ben pune nje parti-shoqate ne opozite prandaj lufton kaq fort per vulen, po si mund ta pranojne kete ata demokrate qe prej me shume se 8 vitesh jane nen dhunen dhe persekutimin e Rames ?!

Tani po lufton te mbash vulen sepse justifikimin per humbjen e rradhes e ke gjetur : “Prape fajin e ka Saliu”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here