Google search engine
Home Politike SPAK fundos Lefter Kokën / Artan Hoxha paralajmëron arrestime të tjera që...

SPAK fundos Lefter Kokën / Artan Hoxha paralajmëron arrestime të tjera që do të shkaktojnë “uragan” në politikën shqiptare: Duket sikur javët e fundit, Rama…

0
205

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se arrestim i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të pasojë edhe të tjera. Hoxha u shpreh se historia dhe saga e arrestimeve sapo ka nisur.

“Sot pasdite kam parë dhe një reagim të politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, por te kjo gara se kush i kishte bërë denoncimet. Unë mendoj që kjo histori sapo ka nisur dhe uroj të jetë kështu sepse është histori shumë e madhe, është një nga 3 historitë që ka SPAK-u që mund të bëjë atë që s’kemi bërë në 30 vjet nëse hetimi është i plotë. Pse tani? Pse në këtë moment? Duket sikur javët e fundit audienca e Ramës në rrjete sociale ishte zhdukur fare dhe sot menjëherë u kthye në lojë fuqishëm sepse gjithçka po merrej me Foltoren me Berishën dhe duket sikur kjo është nga ato manovrat që bën vazhdimisht Rama e sposton vëmendjen aty ku do,”- tha Hoxha gjatë fjalës së tij në emisionin “Log.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here