Analisti Ilir Demalia nuk bie dakord me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili shpeshherë ka thënë në Foltoret e tij se është shpallur Non-Grata për shkak të mbrojtjes së fortë që i ka bërë kufijve të Kosovës.
Ai madje thotë se ishte pikërisht Berisha ai që i shiste naftë Malit të Zi dikur dhe sulmonte UÇK-në duke e quajtuar organizatë kriminale.
“Edhe pas 30 vitesh gjendja jonë, pavarësisht hapjes së shoqerisë, ja ku jemi. Sot që bërtasim me dy gishta ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa jemi një shoqëri me kulturë orientalo-klanore. Këta kujtojnë se të gjithë klanin e vet komunizmi labëria, demokracinë na e ka sjellë Tropoja. Kjo tregon se jemi shoqeri klanore. Dhe heroin e katundit e duam fort ne. Kaq mund të prodhojë shoqëria shqiptare. A je dakord që ka degraduar shkolla? Pra që të vijmë te shoqëritë moderne, ato kanë ndryshuar. Kur ne kishim as rrotën e karrocës, ata i kanë universitetet që në vitet 1400. Nuk janë vetëm probleme tonat janë në gjithë Ballkanin. Por çfarë ndryshon mes nesh dhe fqinjëve? Kanë dhe ata korrupsion, kanë konflikte, por në vetvete bëhen të gjithë bashkë në ndjenjën e nacionalizmit. Kush ta lejon ty te shqiptarët që të bëhen bashkë? Sali Berisha sot që na thotë neve se është ndëshkuar për çështje të Kosovës? Nuk ishte partia e Sali Berishës që çonte naftën në Mal të Zi? Nuk ishte ky Sali Berisha që anatemoi UÇK-në si organizatë terroriste? Sali Berisha bëhet me cilindo që i shkon në interesin e tij. Kështu ka qenë Rama, Nano. Shqiptarët sot janë në varfëri, pa një ndjenjë kombëtare. E gjitha kjo është demagogji. Këta janë horra që kanë shkatërruar pasurinë kombëtare”, tha ai për Fax News.








































