Google search engine
Home Politike Janë përjashtuar sekretarët që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, vjen...

Janë përjashtuar sekretarët që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, vjen reagimi nga PD: Vazhdon avazi i dëshpëruar i lajmeve të rreme

0
295

PD ka përgënjeshtruar lajmin se janë përjashtuar sekretarë të PD nga partia, që u shpërnda më herët nga Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një reagimi PD thotë se kjo është një gënjeshtër e rradhës e Berishës, ndërsa akuzon se i vetmi që vepron kundër demokratëve është Berisha. Më tej në reagim thuhet se 18 dhjetori është  Kuvendi i bashkimit dhe Berisha nuk mund ta ndalë dot.

“Fatkeqësisht, nga Syri.net vazhdon avazi i dëshpëruar i lajmeve të rreme. I vetmi që me gjuhën dhe aktet e tij po vepron kundër demokratëve është Sali Berisha. Kuvendi Kombëtar i #18 dhjetorit është kuvendi i bashkimit, ku demokratët zgjedhin të ardhmen“, thuhet në reagimin e PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here