Ish-ministri serb, avokati Bozo Preleviç tha se beson se Andrej Vuçiç, vëllai i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të futet në listë të zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Hetimi i administratës amerikane është marrë me lidhje kriminale mes biznesmenëve dhe politikanëve në rastin e sanksionimit të Zvonko Veselinoviçit, Milan Radoiçiçit dhe 11 anëtarëve të grupit të tyre kriminal.











































