Google search engine
Home Aktualitet Dy ekspertë të NATO-s zbarkojnë në vendin tonë, hetojnë vdekjen e katër...

Dy ekspertë të NATO-s zbarkojnë në vendin tonë, hetojnë vdekjen e katër turistëve rusë në Kavajë, dyshimet e tyre të rënda

0
263

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës. Para pak ditësh në ambientet e hotel “Gloria” u krye një eksperiment hetimor për të zbardhur misterin e vdekjes së 4-fishtë ku viktimat, familjarë me njëri-tjetrin po qëndronin në pishinën e brendshme. Sipas “A2” pjesë e grupit hetimor me pjesëmarrjen e ushtrisë dhe prokurorisë shqiptare kanë qenë edhe dy ekspertë të NATO-s. Ndërkohë mësohet se edhe pajisjet për kryerjen e këtij eksperimenti hetimor janë marrë nga një vend fqinj.

Dyshime kryesore në lidhje me këto vdekje të mistershme janë për vrasje me agjentë kimikë ose biologjikë, kjo pasi edhe prokuroria e Kavajës e ka regjistruar këtë çështje si vrasje. Pjesë e këtyre hetimeve është edhe Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë dhe Mbrojtjes, pasi një prej anëtarëve të familjes ka qenë kolonel në drejtorinë e përgjithshme të policisë në Rusi. Duke ditur përfshirjen e ekspertëve të huaj, dyshimet për vrasje sa vijnë e përforcohen.

Kujtojmë se shtetasit Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç, dhëndri i tyre Nikita Belousov, 37 vjeç dha vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, u gjetën të pajetë në pishinën e hotelit në resortin “Gloria Palace”. Ata ishin kthyer nga një vizitë në Ohër dhe pak minuta pasi u akomoduan në hotel, u gjetën të pajetë. Rrethanat mbeten misterioze dhe të pazbardhura plotësisht, ndërkohë që hetimet vijojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here