Një dron që përfaqësonte “një kërcënim të mundshëm” për meshën e Papa Françeskut në Sastin të Sllovakisë, u neutralizua nga pajisjet elektronike të një kompanie izraelite, ‘D-Fend’.
Faktet datojnë në 15 shtator të këtij viti, por vetëm tani janë zbuluar nga media online “Jerusalem Post”. Në këtë ceremoni, morën pjesë 60 mijë besimtarë, 90 peshkopë dhe 500 priftërinj.
Kompania – e cila bashkëpunoi me Ministrinë e Brendshme sllovake – ishte në gjendje të identifikonte dhe të merrte kontrollin e atij droni që u shfaq papritur dhe konsiderohej një kërcënim i mundshëm për sigurinë e Papës.
“Incidenti i referohet kërcënimit në rritje nga dronët për drejtuesit në mbarë botën edhe në ngjarje masive”, tha një përfaqësues i kompanisë izraelite i cituar nga gazeta.








































