Arrestimi nga SPAK, i ish-ministrit Lefter Koka, për analistin Arjan Curri, nuk është asgjë, po nuk arritën levat e drejtësisë te udhëheqës e ish-udhëheqës të lartë të vendit.
Curri në MCN TV se kjo nuk quhet drejtësi nga SPAK, po qe se nuk preken ish-kryeministra e ish-presidentë të cilat i kanë bërë jo të mira këtij vendi.
“Për të qenë i sinqertë, do të thosha se nuk është drejtësi, edhe pse tam-tamet e SPAK janë të mëdhaja, edhe pse ambasada amerikane e përshëndeti, drejtësi do të ishte nëse ish-kryeministra dhe udhëheqës të këtij vendi, të arrestohen, sepse ministrat e zv.ministrat janë më shumë viktima të drejtësisë.
Edhe arrestimi i Kokës, është më shumë si pasojë e asaj që LSI nuk ja fali largimin nga partia, dhe e kallëzoi. E gjithë kjo është në sferën e qesharakes dhe të PR të SPAK-ut”, deklaroi Arjam Curri.
Sipas Currit, përderisa kjo shihet më shumë si një sferë e PR të SPAK, dhe nuk dënohen figura të larta politike, “Trekëndëshi i Bermudës” bashkë me Bashën në të, shpëtojnë pa u prekur.
“Këto organizata nuk duhet të jenë kurrë në sferën e PR, derisa nuk do të dënohen ish-kryeministra dhe figura të larta, “Trekëndëshi i Bermudës” edhe Basha mes tyre është kryesore, por i preku SPAK ata, do thotë i preku drejtësia, kurse këta të nivelit të ministrave e ish-zëvendës ministrave nuk janë asgjë”, u shpreh analisti.
Lidhur me faktin se emrat e shpallur në kërkim janë përfolur për lidhje me nivele të larta të qeverisë, mes të cilëve Arben Ahmetaj, zv/kryeministër aktual, për analistin Curri, nuk mund te cilësohet si ndonjë lajm i madh, sepse për të shpëtuar veten, kryeministri edhe mund të lëshoj ndonjë ministër.
“Edhe arrestimi i tij nuk është se do të bëj ndonjë gjë të madhe, të mëdhenjtë, e kupolave, ministra, drejtorë drejtorish, ata lehtësohen kur duan të shpëtojnë vete. Sigurisht se pa hiq gjë fare, është fillim i mirë, porse jo të ngelet në mes të rrugës. Se kryeministri për të shpëtuar veten, edhe e lëshon ndonjë ministër. Të vegjlit është e lehtë të arrihen, por po nuk vajtën të arrestohen të mëdhenjtë, është veçse një serial deri diku i bukur nga këto që japin tv”, tha Curri.








































