Google search engine
Home Politike “A do të gjuajë SPAK-u lart?”, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë,...

“A do të gjuajë SPAK-u lart?”, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë, zbardh pazaret e fshehta, tregon se çfarë janë blerë me lekët e inceneratorëve

0
185

Arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për inceneratorët, Artan Hoxha e shikon vetëm si hap të parë që duhet të shkojë më lart.

“Dy meraqet që kam unë. Pse SPAK nuk e bëri veprimin përpara zgjedhjeve? Sepse do të kishte vërtetë ndikim përpara zgjedhjeve. Prandaj opozita e bëri kauzë që SPAK të vepronte përpara zgjedhjeve. Pse nuk u bë 7 muaj përpara. SPAK nuk veproi përpara zgjedhjeve dhe e dyta, a do i shkojë deri në fund, sepse me kaq është e pamjaftueshme, është ta çosh “kokoshin në një thelë”. SPAK duhet të gjuajë lart, ky duhet të jetë objektivi që të fitojë besimin e publikut”.

Me lekët e inceneratorëve, Hoxha u shpreh se janë blerë fushata elektorale dhe media.

“Në makro këto para kanë blerë mediat, partitë politike, fushatën elektorale. Kjo është skema më e thjeshtë që dëshmon si korrupsioni është në gjendje të tjetërsojë një shoqëri. Skemë më të trashë që mund të grabisësh paratë nuk kam parë” tha ai.

Gazetari investigativ deklaroi se inceneratorët kanë marrë fonde edhe nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

“Inceneratorët kanë marrë fonde edhe nga AZHBR-ja për të bërë një serë brenda”, tha Hoxha për Abc News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here