SPAK ka konfiskuar 1 milion euro pasuri në pronësi të Astrit Beqiraj i dënuar për trafik droge. Sipas SPAK kjo pasuri është krijuar nga aktiviteti kriminal i trafikur ndërkombëtar të drogës në Danimarkë. Vlera prej 1 milion euro pasuri në prona të patundshme dhe cash i kalojnë shtetit shqiptar.
Bëhet fjalë për një aktivitet biznes pulari në Shkodër me vlerë 400 mijë €, një aktivitet biznes pulari në Shkodër me vlerë 400 mijë €, 5 automjete të ndryshme me vlerë 173 500 € dhe 8.6 milion lekë cash.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 14.2 vite burg Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin, të cilët janë shpallur fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.
Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani.
Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor.
































