Ish futbollisti i Manchester City-t, Nicolas Otamendi ka përjetuar një tmërr përgjatë orëve të fundit. Katër persona të maskuar hynë në shtëpinë e argjentinasit duke grabitur para dhe sende me vlerë.
Por jo vetëm kaq, pasi 33 vjecarin që aktualisht aktivizohet te Benfica e lidhën në sy të familjes së tij duke e detyruar me forcë ti dorëzojë shumat e parave.
Incidenti thuhet te kete ndodhur pas fitores se ‘Shqiponjave’ ndaj Familicao me rezultatin 4-1 në mbremjën e së dielës. Sipas raportimeve, grabitësit filluan aksionin menjeherë pas kthimit në shtepi të Otamendit.
Pak momente para vjedhjes së sendeve të cmuara, futbollistin e dhunuan fizikisht duke tmerruar në të njejten kohë bashkëshorten dhe djalin e tij. Nicolas Otamendi eshte një nga mbrojtësit më të vlerësuar të viteve të fundit, ku me Manchester
City-n zhvilloi më shumë se 200 ndeshje duke fituar edhe titullin kampion dy herë. Ndërkohë, gjatë verës ngriti lart trofeun e Kupës së Amerikës me fanellën e Argjentinës.









































