Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së ka njoftuar së fundmi policinë. Ai ka denoncuar se i janë vjedhur disa të dhëna në zyrën e tij. Këlliçi ndodhet në zyrën e FRPD-së bashkë me Sali Berishën. Gjithashtu dyshohet se një nga pesonat, që mendohet se është afër Bashës ka nxjerrë armën.
“Kanë nxjerrë armën, janë kërcënuar me armë demokratët. Kanë hyrë bandat”, tha Berisha.
Kujtojmë se Këlliçi është akuzuar në SPAK, mëngjesin e sotëm nga Basha pasi sipas tij, është përdorur vula pa autorizim.
































