Hidhet shorti i Champions League/ Duele ‘ferri’ në 1/8-at, kush janë dy lojtarët e famshëm që do luajnë përballë njëri-tjetrit

0
196

Lionel Messi do të përballet me Cristiano Ronaldon në fazën e 1/8-ave të Champions League, pasi shorti vuri përballë Paris SG dhe Manchester United.

Bayern München do të përballet me Atletico Madrid në fazën e 1/8-ave të Champions League. Real Madrid dhe Manchester City patën më tepër fat, pasi do të ndehsen me Benfica-n dhe Villarreal respektivisht. Me fat edhe Liverpool që gjeti Salzburg. Inter do të ketë një sfidë më të vështirë me Ajax, suprizën e këtij sezoni.

Shorti i fazës së 1/8-ave

Benfica – Real Madrid

Villarreal – Manchester City

Atlético Madrid – Bayern München

Salzburg – Liverpool

Inter – Ajax

Sporting Lisbon – Juventus

Chelsea – Lille

Paris SG – Manchester United
Ndeshjet janë programuar për t’u zhvilluar në 15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 mars.

Edicioni i parë i Kupës së Kampionëve është zhvilluar në vitin 1995. Që nga viti 1992, kompeticioni ndryshoi emër dhe format, në Champions League.

Real Madrid është skuadra më e suksesshme në këtë kompeticion, me 13 trofe të fituar, Milan me 7 trofe, Liverpool dhe Bayern München me nga 6 dhe Barcelona me 5 trofe.

3 lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje në këtë kompeticion janë Cristiano Ronaldo (181: 57 me Manchester United, 101 me Real Madrid, 23 me Juventus), Iker Casillas (177: 150 me Real Madrid, 27 me Porto), dhe Lionel Messi (154: 149 me Barcelona-n dhe 5 me Paris SG).

Ronaldo është edhe lojtari më më shumë gola të shënuar në këtë kompeticion (140: 21 me Manchester United, 105 me Real Madrid, 14 me Juventus), Lionel Messi (125: 120 me Barcelona-n dhe 5 me Paris SG) dhe Robert Leëandoëski (82: 17 me Borussia Dortmund dhe 65 me Bayern München).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here