Google search engine
Home Politike Logot dhe simbolet do ndryshojnë/ Bylykbashi zbardh të tjera detaje të rëndësishme:...

Logot dhe simbolet do ndryshojnë/ Bylykbashi zbardh të tjera detaje të rëndësishme: Vula e Bashës nuk ka vlerë nesër

0
232

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në Kuvendin Kombëtarë gjatë fjalës së tij  ka zbardhur të tjera detaje. Bylykbashi u shpreh se se logot dhe simbolet e Partisë Demokratike do të ndryshojnë.

Ai tha se vula aktuale, ajo që ka Basha, nuk do të ketë vlerë ditën e nesërme.

“Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon log, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër.

Të gjithë organet do të futen në një garë dhe në një ristrukturim për t’u përgatitu për një opozitë të vërtetë.

Ne propozojmë që me statut, që të ngrihet një komision i përkohshëm me figura dhe me autoritet. Ky organ do të garantoj deri në një fazë të dytë, kur të zgjidhet kryetari i ri dhe organet e reja”-ka thënë ndër të tjera Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here