Google search engine
Home Aktualitet Krijime të muzikës operistike shqiptare dhe romanca të repertorit botëror, në TKOB

Krijime të muzikës operistike shqiptare dhe romanca të repertorit botëror, në TKOB

0
275

Koncerti vokal-instrumental i tre artistëve të teatrit Kombëtar të Operë dhe Baletit solli për të pranishmit një program të pasur muzikor. Koncerti u zhvillua në hollin e TKOB. Krijimet më të bukura, që krijuan kryemjeshtrat e kompozimit shqiptar dhe botëror u interpretuan në koncertin e sopranos Shpresa Beka së bashku me pianisten Herta Cane dhe violonçelisten Ejona Çegrani. Nga perlat e muzikës operistike shqiptare, krijimet në të bukura të muzikës tradicionale, këngë, arie dhe romanca të repertorit botëror, në një program të vetëm. Më herët institucioni shprehej se ky koncert do të sillte një mbrëmje mbushur me shumë muzikë. “Koncerti vokal-instrumental i tre artistëve, sopranos Shpresa Beka së bashku me pianisten Herta Cane dhe violonçelisten Ejona Çegrani, është dhurata e TKOB për adhuruesit e muzikës operistike, romancave dhe këngëve qytetare, perla të repertorit tonë”, shprehej teatri. Në programin e koncertit mbrëmjen e datës 9 dhjetor u interpretuan pjesë muzikore nga autorët e njohur shqiptarë Prenk Jakova dhe Pjetër Gaci, por dhe të huaj Pietro Masgani, Julies Massenet, Giacomo Puccini dhe Francis Poulenc. Prenk Jakova (Shkodër, 27 qershor 1917 – 16 shtator 1969) ka qenë arsimtar, muzikant, kompozitor dhe autori i operës së parë shqiptare titulluar Mrika. Këngët e tij “Syrin tek qershia” dhe “Margjelo” janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumëkush i identifikon si këngë popullore shkodrane. Pjetër Gaci (Shtiraj, 27 mars, 1931 – Shkodër, 27 mars, 1995) ka qenë kompozitor violinist dhe pedagog i muzikës klasike. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”. Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera “Toka jonë”, “Përtej mjegullës”, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here