Google search engine
Home Politike Frrok Çupi: Berisha politikan i dhunshëm, delegatët e Kuvendit do sulmojnë selinë,...

Frrok Çupi: Berisha politikan i dhunshëm, delegatët e Kuvendit do sulmojnë selinë, rrezikohet që Basha të merret peng me urdhër të Saliut

0
227

Analisti Frrok Çupi ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Çupi theksoi se thirrja e ambasadës amerikane për qytetarët e saj që të bëjnë kujdes, ndryshe nga herët e tjera, sipas tij, kishte në krye të deklaratës fjalën “alert”, që paralajmëron një rrezik për tubimin e Berishës. Sipas tij, ish-lideri demokrat vetëm dhunë ka prodhuar. “Nesër besoj do jetë një Kuvend i pakontrolluar nga organizatorët e vet, do të jetë populiste, buçitës e me fjalë që nuk kanë kuptim. Ambasada amerikane në të gjitha rastet turbullirave ka njoftuar shtetasit e vet. Më bëri përshtypje se niste me fjalën “alert” mbi një rrezik të tubimit të PD-së. Është e para herë që nis me këtë. Nesër në Tiranë do të jenë sytë e NATO-s e SHBA-së, është një publik i tërë që e di se çfarë po ndodh dhe nuk ka pikën e interesit të mbështesë një miting kundër PD-së. Sali Berisha në gjithë jetën e vet ka prodhuar më shumë dhunë, se demokraci, ai është në fundin e jetës së vet politike, o sot o kurrë”, deklaroi ai. Ndërkohë po dje në rrjetet sociale analisti Frrok Çupi paralajmëroi përplasje brenda PD. “Nesër është e qartë: Nesër nis Kuvendi i parë post- Qamilist, Kuvendi i parë anti- amerikan i disa shqiptarëve që vetëquhen politikanë. Në shenjën e parë dhe të fundit të Kuvendit do të jetë goditja mbi Amerikën. Do të jetë në ajër edhe një shantazh kundër fuqive të Perëndimit: Evropa do të konsiderohet ‘mike’, sepse aty Berisha ‘për gjasme’ bën gjyqin kundër Amerikës, dhe me këtë rast do të provojë të bëjë diversion mes dy fuqive të mëdha perëndimore. Tani, edhe këta, njësoj si shteti Islamik etj., luftën kundër Amerikës e quajnë ‘luftë për të arritur në demokraci’. Nesër është dita e fillimit të ushtrisë ‘Qamiliste’. Sulmin e parë do ta bëjnë kundër ‘shtëpisë së tyre’, që quajnë selinë e PD. Aty do të kapin Lulin të gjallë- siç ëndërrojnë dhe me këtë rast do të marrin fuqinë për të goditur Shtetet e Bashkuara. ‘Me Peqinin dhe me Rrogozhinën pushtoj Evropën!’, pat thënë Haxhi Qamili. ‘Me 400 vetë nga Mamurrasi unë marr qeverinë!’, pat deklaruar ca vite të shkuara Dr. Berisha”, shkruan Çupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here