Google search engine
Home Lifestyle Horoskopi Filmat e para ’90-ës në Kinostudio, Haig Zacharian: Koha do t’i seleksionojë...

Filmat e para ’90-ës në Kinostudio, Haig Zacharian: Koha do t’i seleksionojë vetë, nuk duhet zgjidhur as me komision dhe as me ligj

0
264

Dhjetëra prodhime filmash në muzikë mbajnë emrin e kompozitorit të njohur Haig Zacharian. Një autor i vlerësuar për krijimtarinë e tij ndër vite, që ka shkruar muzikë filmash në Kinostudio, duke vijuar dhe pas viteve ’90. Muzika e filmit të parë në Kinostudio për autorin Zacharian ka qenë në 1976, për të vijuar dhe me të tjerë ndër vite. Ndërsa diskutimi për filmat e para ’90 është rikthyer, një debat që përfshiu dhe deputetët në Komisionin e Medias para disa ditësh, ku nga anëtarët e opozitës u fol për një projektligj i cili ndalon shfaqjen e filmave në televizionet publike, për kompozitorin e njohur Haig Zacharian filmat do ti seleksionojë vetë koha. Sipas tij ka dhe prodhime filmash të asaj kohe që janë me nivel të ulët, por ai shprehet se nuk është për një ligj apo një komision, që të merret me filmat e saj kohe. “Ka dhe filma të asaj kohe që janë në nivele të ulëta, mund të ketë një element të mirë filmi përshembull figurën, muzikën apo aktrimin, por varet më pas nga përmbajtja. Filmat, që janë prodhuar në kohën e Kinostudios koha do ti seleksionojë vetë. Nuk besoj që duhet zgjidhur me komision dhe ligj. Kush do le ti japë, kush do le ti shohë filmat. Ato nuk ka për ti parë kush nëse nuk bëjnë, por ato filma që bëjnë do të shihen”, thotë Zacharian. Kompozitori Haig Zacharian thotë se diskutimi për filmat është i vjetër edhe pse sipas tij ka filma, që kanë shumë ideologji brenda tyre. “Edhe unë vetë kam bërë muzikë për filma, që janë shumë të rëndomtë nga ana e përmbajtjes edhe kanë shumë ideologji brenda, por nuk i sheh njeri. Tani supozohet që do ti shohin fëmijët, por kur si kuptojnë edhe fëmijët nuk i shohin”, thotë ai.

Muzika e filmave

Filmi “Ilegalët” është prodhim i vitit 1976 në Kinostudio me regjisorë Rikard Ljarja dhe Saimir Kumbaro, skenari Abaz Hoxha, Peçi Dado me muzikë nga Haig Zacharian. Ky është filmi i parë për Zacharian në Kinostudio. Por ai shprehet se ato vite në Kinostudio ishte një atmosferë frymëzuese në punë. “Ka qenë një atmosferë fantastike pune ato vite. Nuk më harrohen detajet. Unë isha i jashtëm dhe jetën e Kinostudios e kam ndjerë vetëm kur montohej muzika në filmat e asaj kohe. Ato 2-3 ditë sa vijonte montimi këtë kam përjetuar unë. Por qoftë dhe aq pak ishte ambient fantastik, bisedat me regjisorët, biseda të ndryshme rreth punës, atmosfera ishte frymëzuese”, shprehet Zacharian. Muzikë e filmave ndër vite: 1967-Ilegalët, 1978-Dollia e damës sime, 1978-E fshehta e një nate, 1978- Yjet mbi Drin, 1979-Dorina, 1979-Përtej mureve të gurta, 1980-Një ndodhi në port, 1981-Një natë pa dritë, 1982-Shokët, 1982-Vëllezër dhe shokë, 1092-Njeriu i mirë, 1983-Dora e ngrohtë, 1983-Kohë e largët, 1984-I paharruari, 1984-Taulanti kërkon një motër,1985-Pranverë e hidhur, 1985-Të mos heshtësh, 1986-Tre ditë nga një jetë, 1987-Familja ime, 1987-Në emër të lirisë, 1987-Vrasje në gjueti, 1989-Djali elastik, 1998- Flutura në kabinën time, 1990-Kronikë e një nate, 1990-Vetmi, 1993-Këtu bën ftohtë, 1996-Nata, 2010-Maja, etj. Haig Zacharian ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës. Është vlerësuar me çmime të shumta për krijimtarinë dhe aktivitetet e tij muzikore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here