Google search engine
Home Politike Erdogan i zhgënjyer me Ramën, ambasadori turk kërkon të mos neglizhohen kërkesat...

Erdogan i zhgënjyer me Ramën, ambasadori turk kërkon të mos neglizhohen kërkesat për gylenistët, apel qeverisë të marrë masa ndaj FETO

0
277

Refuzimi i ekstradimeve dhe sanksioneve për mbështetësit e Fethullah Gulen në Shqipëri duket se ka krisur raportet mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Ankaraja ka shpallur si organizatë terroriste FETO-n, ku prej disa vitesh në Tiranë ka mbërritur një listë me emrat që duhet që të dëbohen dhe institucionet që duhet që të mbyllen. Qeveria e ka refuzuar një gjë të tillë dhe duket se kjo ka krisur edhe raportet mes dy vendeve. Ishte ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, i cili nga qyteti i Shkodrës lëshoi akuza ndaj organizatës turke FETO. Yoruk tha, se elementë dhe struktura tinëzare të kësaj organizate kriminale vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri. Ai theksoi, se Shqipëria duhet që ta largojë këtë organizatë nga vendi. “Të gjithë e dinë mirë në Turqi se çfarë ka bërë organizata terroriste FETO. Ne mendojmë se kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë. Ne kemi bindjen se Shqipëria duhet ta pastrojë sa më parë veten nga kjo organizatë terroriste që i kanë sjellë aq shumë të këqija Turqisë. Ne do të vazhdojmë punën tonë që këto marrëdhënie mes nesh të vazhdojnë të jenë më të mirat dhe ne do jemi sërish pranë vëllezërve shqiptarë, duke iu dhënë mbështetjen maksimale”, deklaroi ai. Ndër të tjera, ambasadori u shpreh, se organizata pati edhe një tentativë për grusht shteti në Turqi, pak kohë parë. Sipas tij, kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë. “Organizata terroriste turke FETO përpiqet të ndikojë në të gjitha mënyrat në Turqi dhe në 15 korrik 2015 pati një tentativë për grusht shteti dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shtetit turk dhe presidentit Erdogan, ajo dështoi por anëtarë të kësaj organizate janë në vende të ndryshme të shpërndarë. Me keqardhje theksoj se elementë dhe struktura tinëzare të kësaj organizate kriminale vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri, ecin dhe dalin rrugëve tepër të qetë”, tha ai.

Presioni turk

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, gjatë një vizite në Tiranë, pak kohë më parë, foli sa i përket organizatës FETO. Në fjalën e tij ministri i Jashtëm turk, u shpreh se organizata FETO ka hyrë në sistemin shtetëror në vend. Ai theksoi, se organizata është sipas tij, një kërcënim për Turqinë, ndërsa vijoi më tej duke thënë se nga ana e Shqipërisë duhet që të bëhet diçka lidhur me këtë organizatë. “Ka një strukturë FETO-iste tepër serioze në Shqipëri, në çdo fushë, si në vendet e tjera. Ata kanë përdorur sidomos sistemin arsimor dhe kanë depërtuar shumë mirë brenda në sistemin shtetëror. Nuk mund të hedhin më hapa të tjerë. Sigurisht kjo organizatë terroriste është një kërcënim i hapur dhe i madh edhe kundër Turqisë. Ata nuk janë vetëm, e dimë mirë se si veprojnë ata. E dimë që këtu ka elementë të FETO-s dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here