Google search engine
Home Aktualitet Policia identifikon një nga autorët e vrasjes së biznesmenit në Laç, ngrihen...

Policia identifikon një nga autorët e vrasjes së biznesmenit në Laç, ngrihen postblloqe në këtë qytet

0
260

Policia ka mundur që të identifikojë një person që ka qenë pjesëmarrës në vrasjen në Laç. Ndërkohë, policia bën të ditur se autori i dyshuar është nisur me automjet drejt Elbasanit. Për këtë arsye në hyrje dhe daljet e Elbasanit janë duke u ngritur postblloqe.

Kujtojmë se Laçi u trondit mëngjesin e sotëm nga një ekzekutim me armë zjarri. Biznesmeni Rakip Roli u qëllua për vdekje teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi”.

Dhjetë vite më parë, 55-vjeçari me banim ne fshatin Sanxhak ishte dënuar për një plagosje. Ai së bashku me tre të tjerët rrahën dhe goditën me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S.

Si u ekzekutua Rakip Roli?

Dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga biznesmeni dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here