Google search engine
Home Politike Shpallja ‘non-grata’ nga SHBA e dy vëllezërve që bashkëpunonin me politikanë të...

Shpallja ‘non-grata’ nga SHBA e dy vëllezërve që bashkëpunonin me politikanë të korruptuar, avokat Tom Gashi parashikon si do të ndikojë kjo në politikën shqiptare: Ata kanë pasur lidhje me…

0
419

Avokati Tom Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit gjeopolitike në Ballkan dhe veprimet e fundit që ka ndërmarrë SHBA.

Ditën e djeshme u publikua lajmi për shpalljen non-grata të 2 vëllezërve në veri të Kosovës të cilët merreshin me aktivitete kriminale dhe sipas informacioneve ishin të përfshirë edhe në bashkëpunime me politikanë të korruptuar.

Lidhur me këtë çështje, Gashi tha për FaxNews se politikanët e korruptuar ishin pjesë e Listës Serbe dhe kjo e fundit edhe pse ishte në koalicion me qeverinë, sërish nuk do kishte asnjë ndikim nëse politikanë të saj shpalleshin non-grata sepse Kurti me partinë e tij ka më shumë se 50% të vendeve në parlament.

“Reagimet e tyre janë thuajse të njëjta aksionet e SHBA-ve për ngrirjen e aseteve të këtyre grupeve kriminale. Këta janë të shpallur non-grata siç ndodhi më herët edhe me Sali Berishën.

Nuk besojmë se punët e hetuesisë duhet të kryhen nga amerikanët por besoj se me informata të ndërsjellta mund të arrihet një bashkëpunim i frytshëm.

Ata kanë pasur lidhje me zyrtarë politikë por jo me ata të qeverisë Kurti një apo 2, qeveri që deri më tani është më e qëndrueshmja që prej vitit 1999. Është e detyrueshme që ne të kemi në parlamentin tonë edhe zyrtarë të pakicës serbe. Mirëpo kjo listë është e dirigjuar nga presidenti Vuçiç dhe vetëm sa marrin rrogat nga shteti i Kosovës.

Mirëpo qeveria Kurti ka pjesën më të madhe të vendeve në parlament dhe nëse këta të fundit dalin nga koalicioni nuk ka asnjë lloj ndikimi të mëtejshëm. Mendoj se qeveria Kurti i ka mirëpritur këto veprime të ndërmarra nga SHBA, por mund të themi se qeveria do jetë e qëndrueshme. Kanë qarkulluar gjithandej deklaratat e Vuçiç i cili e mbronte këtë grup kriminal duke folur pothuajse në emrin e tyre.”, u shpreh Gashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here