Moti na befason në dy muajt e ardhshëm! Faqja më prestigjioze amerikane, AccuWeather parashikon surpriza për Shqipërinë për dimrin 2021-2022

0
341

Në Shqipëri pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Priten reshje të dendura shiu dhe lokalisht edhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Reshje intensive nesër priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës reshjet e shiut pritet të arrijnë pasdite ose në mbrëmje.

Por çfarë do të ndodhë këtë dimër?

Faqja më prestigjioze amerikane për parashikim të motit ka dal me parashikimin e tyre sezonal për Kontinentin e Evropës për dimrin 2021-2022.

AccuWeather parashikon ardhjen e një sasie të madhe e ajrit të ftohtë deri në Ukrainë. Po ashtu parashikohen bllokada të gjata dhe të fuqishme anticiklonike në veri të Evropës. Kjo favorizon krijimin e cikloneve të fuqishme dimërore në Mesdhe dhe Ballkan të cilat pritet të sjellin reshje të fuqishme shiu e bore. Temperaturat në Ballkan sipas Accuweather parashihen të jenë afër mesatares ose pak mbi mesataren, pra Accuweather nuk parasheh ndonjë të masë ajrore me të ftohtë ekstrem, por në parashikime aq afatgjata dhe me motin mjaft dinamik që po parashihet kjo nuk mund të dihet me saktësi shumë të lartë, ngase dimri është i gjatë dhe ardhja e ajrit ekstrem të ftohtë deri në lindje të Evropës fare lehtë mund të vije edhe te ne.

Stuhi të fuqishme parashihen në Spanjë, Francë dhe Itali. Në Itali së bashku me Ballkanin parashihen edhe reshje të konsiderueshme të cilat pritet të shkaktojnë edhe daljen e lumenjve nga shtratet e tyre. Reshjet e dendura të borës, ciklonet e fuqishme të njëpasnjëshme, reshjet e shiut, lëkundjet e shpeshta të temperaturave pra, parashihet një dimër jashtëzakonisht dinamik për Italinë, Ballkanik dhe Turqinë.

Në fund të theksojmë edhe një situatë interesante që meteorologët e Accuweather kanë parashikuar: reshje të mëdha në viset malore që nga Apeninet, Alpet e deri në malet e Ballkanit, deri në juglindje të Shqipërisë. Edhe ky është një indikacion mjaft i fortë për reshje të fuqishme bore që herë pas here pritet gjatë dimrit që po vjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here