Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Escobar është pyetur nëse kanë folur për çështjen Berisha.
A folët për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës? “Pa diskutim është çështje që ishte pjesë diskutimit. Sa i përket vendimit të DASH jam i bindur që do të keni mundësi të dëgjoni nga Escobar drejtpërsëdrejti qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Keni planifikuar vizitë në Amerikë? “Sigurisht që kam marrë ftesë të përsëritur dhe pa diskutim do të planifikoj një vizitë në Ëashington”.





































