Google search engine
Home Aktualitet “Policia e di kush e porositi atentatin me mina ndaj vëllezërve Paluca”,...

“Policia e di kush e porositi atentatin me mina ndaj vëllezërve Paluca”, gazetari Elton Qyno nxjerr prapaskenat ‘bombë’

0
292

Gazetari Elton Qyno ka nxjerr detaje të reja që tregojnë se çfarë fshihet pas atentatit të planifikuar për të eliminuar një nga vëllezërit Paluca, Preng dhe Ndoc.

Ai zbulon si policia ra në gjurmët e këtij atentati duke arritur ta parandalojë.

“Policia kishte një çështje tjetër në hetim për trafik të lëndëve narkotike dhe në këtë kuadër janë marrë dhe bisedat e përgjuara. Pikërisht këtu është folur në emra të përveçëm për personat të cilët ishin objektiv të atentatit.

Dy personat në kërkim si persona që do të ekzekutonin atentatin janë  Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka ndërsa policia po kryen veprime të tjera për të zbuluar dhe arrestuar personin që ka financuar vrasjen.

Bëhet fjalë për dy njerëz që paguhen nga njerëz apo grupe të tjera kriminale në qytetin e Lezhës me qëllim për të krye vepra penale ndaj kundërshtarëve, në këtë rast të vëllezërve Paluca. Ndërsa çifti Marku, i arrestuar, kishte vënë në dispozicion të dhëndurëve, ambientet e lokalit dhe të banesës për të mbajtur armatimet dhe të ardhurat që vinin nga aktiviteti kriminal.”, tha Qynio pwr OraNews.

Kush do kryente atentatin?

“Njeriu që besohet se do të kryente krimin e rëndë në qytetin e Kamzës është Hektor Ndoka, I njohur si dhe Hektor Sadiku, i cili ishte shok me Edmir Vlashi” thotë Qyno duke kujtuar se kjo ishte hera e tretë që ishte tentuar ti bënin atentat dy vëllezërve Paluca.

“Ky nuk është rast i izoluar. Vëllezërve Paluca i është bërë atentat dhe më parë. Në të dy rastet e tjera grupi rival kundërshtar ka dështuar dhe kjo ngjarje lidhjet me prishjen e pazareve të drogës në zonën e Belgjikës e Spanjës. Grupet që jetojnë në zonën e Lezhës dhe të Kamzës përplasjet i kanë në Spanjë apo Belgjikë por hesapet lahen në Shqipëri”

A dihet kush është porositësi i atentatit?

“Porositësi i atentatit është kundërshtari i grupit Paluca. Ky ka vënë në dispozicion sasinë e parave dhe armatimin. Policia e di kush është porositësi i cili po ndiqet për trafik të lëndëve narkotike. Njeriu që ka porositur këtë atentat ka rënë në grep për shkak të bisedave telefonike që bënin me njëri tjetrin për mënyrën si dhe kush do të kryente këtë vrasje. Është një vrasje për të cilën ka pasur kohën e vet për tu përgatitur dhe kush do të qëllonte. Policia e ka marrë informacionin në kohë reale dhe ka arritur të bëjë parandalimin e këtij atentati.”

Policia e Lezhës njoftoi më 8 dhjetor 2021 se kishte arritur të parandalonte atentatit duke arrestuar Nikoll Marku dhe Marie Markun, pasi akuzohen se kishin vënë në dispozicion banesën dhe lokalin për strehimin e armatimit me të cilin do të kryhej atentati me mina me telekomandë. Gjithashtu u arrestua dhe Mark Lamkja, dhëndri i tretë i familjes pasi akuzohet se kishte tentuar të fshihte armatimin.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here