Google search engine

    Po përgatitej atentat mafioz ndaj një personi në Tiranë / Policia bën zbulimin tronditës, sekuestrohen 2 mina me telekomandë, mijëra euro, 2 sniper, 1 automatik dhe 1 pistoletë

    0
    258

    Policia e Lezhës parandalon vrasjen e një personi për prishje pazaresh droge. Policia ka arrestuar 2 persona.

    Policia njofton se ka sekuestruar 2 mina me telekomandë, 88 mijë € të përfituara nga droga, 2 sniper, 1 automatik dhe 1 pistoletë.

    Si do të ndodhte ngjarja

    Sipas uniformave blu 2 persona H. N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

    Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M. Ndërsa M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë  operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

    Provat e sekuestruara

    Policia sekuestroi 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë;  88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here