Google search engine
Home Bota Rajoni Milan Radojiçiç, kush është politikani serb pjesë e “listës së zezë” së...

Milan Radojiçiç, kush është politikani serb pjesë e “listës së zezë” së SHBA-së

0
357

Milan Radojiçiç nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është pjesë e sanksioneve që SHBA-ja përkatësisht Departamenti i Thesarit sot vendosi ndaj grupit të krimit të organizuar që operon në veri të Kosovës.

Lista përfshin edhe bosin e krimit në veri, Zvonko Veselinoviçin dhe vëllain e tij Zharko Veselinoviç.

Sot, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të ShBA-së ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë ndër të tjera  thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviç, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiç, Sinisa Nedeljkoviç, Radule Steviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here