Google search engine
Home Aktualitet Fundosen dy vëllezërit shqiptarë në Itali, menaxhonin trafikun e kokainës. Si u...

Fundosen dy vëllezërit shqiptarë në Itali, menaxhonin trafikun e kokainës. Si u zbuluan me 6.5 kg “të bardhë”

0
197

Dy vëllezër shqiptarë, të cilët akuzohen se drejtonin një rrjet të trafikut të kokainës në Brianza, janë vënë në pranga nga policia italiane.

Të arrestuarit janë të moshës 30 dhe 32 vjeç, ndërsa gjatë aksionit policia sekuestroi edhe 6.5 kg kokainë.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në automjet, karabinierët zbuluan një vend sekret, nën marshin e makinës që ishte përshtatur për të fshehur drogën, plot 3.5 kg kokainë.

Por policia e zhvendosi kontrollin në banesën e tyre, ku  u gjetën edhe 3 kg të tjerë kokainë si dhe 70 mijë euro, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Sipas mediave italiane, shqiptarët kanë një rol dominues në trafikun e kokainës në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here