Google search engine
Home Politike “Zoti Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belgë”, Klodiana Lala nxjerr...

“Zoti Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belgë”, Klodiana Lala nxjerr informacionet për çështjen e nxehtë, i kthehet ashpër Zheji: S’mund ta thuash këtë

0
268

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar sot në emisionin ‘POikatg mbi i’ ka diskutuar në lidhje me akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha hedh ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për çështjen e ‘Tayota Yaris’.

Lala tha se politika e ka rikthyer këtë çështje sipas interesit. Ajo shtoi se politika mbyll sytë sa herë i intereson.

Lala: E di çfarë më shqetëson? ! Më shqetëson fakti se politika e rikthen këtë çështje në këtë kohë. Kam një shkrim të Birn të bërë në 12 maj ët 2020-ës. ‘Toyota Yaris’ e cilësoi Basha por bëhet fjalë për ‘Toyota Auris’. Basha foli për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. Akuzoi në atë kohë kryetarin e grupet të PS-së, Taulant Balla. Disa makina u bllokuan, ku ishte shqepur tapiceria dhe kishte valuta euro dhe të tjera. pa u thelluar në atë çka po ndodhte SPAK e mbylli këtë histori. Në 2019-ën ka hyrë një biznesmen, i cili ka pretenduar se ishte pronar i shumës 3.4 mln euro. Carlo Rizato nuk kishte mundësi që të kishte ato para. pasi një muaj më parë ishte bërë pronar i një kompanie që merrej me flori apo metalet e shtrenjta. Rezultonte se ai në Gjermani nuk kishte kapital. SPAK e pranoi këtë skenar dhe e mori të mirëqenë dhe nuk hetoi se çfarë kishte ndodhur në Gjermani dhe me paratë. Po të hetohej, përfshirja mund të shkonte në nivele të larta. Më irriton kjo histori, se si politika tallet me shqiptarët. Rezultonte se ky biznesmen që nuk kishte kapital, rezultonte se shprehte interes të ndërtonte resorte turistike në Seman të Fierit. Ishte interesuar te familja Vrioni për të tjetërsuar pronat e tyre. Kjo çështje nuk u hetua. Dy prokurorët që e kanë hetuar këtë çështje, janë ngritur në detyrë. janë njerëz që sot duhet të hetojnë korrupsionin madhor, ose politikën në krimin e organizuar. Vetëm letërporosia ka qenë 20 mijë faqe. Si mazhoranca dhe opozita s’kanë pasur interes. Në momentin kur dosja u mbyll pa u hetuar, politika në të gjitha krahët, në maj të 2020 s’kam dëgjuar asnjë politikan për pushimin e një prej çështjeve më të rëndësishme dhe ishte bërë gurgule në parlament.

Zheji: S’mund të thuash ‘e gjithë politika’. Ajo është një ngjarje që shpluroset tani për qëllime politike për të bërë pis njëra palë, tjetrën. Në këtë rast është Berisha që kërkon të bëjë pis Lulzim Bashën. Rezulton se Basha është ai që e ka denoncuar në parlament. Kjo çështje, nga politika dhe nga informacione të tjera ndërkombëtare, sinjalizimi erdhi nga jashtë.

Lala: Kjo çështje ka kaluar ‘ping-pong’ në gjykata. është e vërtetë se zoti Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belgë. Është marrë në pyetje në korrik 2019-ën, për këtë çështje.

Zheji: Çështja është se si mund të peshkohet një ngjarje për të bërë pis politikisht një palë. E shoh në të njëjtin front Ramën, nga Kuvendi dhe Berishën nga foltorja. Faktet janë fakte.

Lala: Ka një problematikë sa i takon shumës së parave. ka pasur një konflikt institucional se kush do i mbante paratë, Belgjika apo shteti shqiptar. Basha ka dhënë dëshmi të detajuar, por s’u bë kurrë publike. Di që në Belgjikë dhe Gjermani ka pasur lëvizje, por s’dimë se kush persona janë hetuar. Ne kemi informacion vetëm për shtetin shqiptar.

Zheji: Duke u bërë i qartë mozaiku i ngjarjes, Basha ka bërë një denoncim në lidhje me një trafik parash, për drejtësinë shqiptare që t’i kap. Ka bërë akt opozitar. Nëse do të ishte përfitues i këtyre parave, nuk është aq i çmendur që të bëjë denoncimin e tyre publik. Do e linte në heshtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here