Ushtroi terror me kallash brenda një lokali/Nipi i deputetit të PS-së arratiset drejt ‘parajsës’ ku fshihen boss-ët e krimit, Artan Hoxha

0
248

Pas kontrollit me armë që bënë në një lokal në Lezhë, dyshohet se nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi janë arratisur jashtë vendit.

Sipas ABC, ata kanë udhëtuar fillimisht drejt Italisë, nga ku dyshohet se janë larguar drejt Dubait, e konsideruar si parajsë për fshehjen e personave të shpallur në kërkim nga policia.

Në maj të këtij viti në Dubai u arrestua Florenc Çapja i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për porositjen e vrasjes së babë e bir Nezir dhe Gentjan Beqiri.

Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar në Dubai u vu në pranga edhe Eldi Dizdari, pas një hetimi ndërkombëtar të nisur prej 2015-s për trafikun ndërkombëtar të drogës, si anëtar i “KOMPANIA BELLO” i finalizuar në 10 shtete të ndryshme.

Në 11 dhjetor u arrestua po në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës. Ai u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, por nuk u ekstradua në Shqipëri duke shpëtuar. Në 6 shkurt ai u lirua nga qelia në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me këtë skemë të fshehjes së trafikantëve në Dubai duke theksuar se bosët e drogës në Shqipëri kanë ndërtuar një parajsë fiskale në Emiratet e Bashkuara duke ikur nga drejtësia por edhe rivalët e tyre që mund të tentojnë t’i ekzekutojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here