Reshje shiu e stuhi/ Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, Bashkia del me thirrjen e rëndësishme

0
262

Rikthehet pezullimi i lundrimit detar. Përkeqësimi i kushteve të motit, edhe sot vijon i pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat.

Vlora është përfshirë nga erëra të forta që prej mbrëmjes së djeshme.

Për pasojë problematike është situata edhe në furnizimin me energji elektrike në qytezën e Orikumit dhe fshatrat e lumit të Vlorës.

Ndërkohë edhe Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kujdesen për parkimet e automjeteve duke shmangur rrugët që zakonisht përmbyten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here