Google search engine
Home Aktualitet Para krimit kishte postuar foto në rrjetet sociale, ky është shqiptari që...

Para krimit kishte postuar foto në rrjetet sociale, ky është shqiptari që mbyti gruan në Greqi

0
232

Polica greke ka zbuluar ditën e sotme detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi ku një shqiptar i identifikuar me inicialet X.F rreth 40-vjeç kishte mbytur gruan e tij, Elona.

Bëhet me dije se shqiptari e kishte kryer aktin në gjaknxehtësi e sipër, teksa pretendon se bashkëshortja i kishte sharë mamanë e tij dhe i kishtë kërkuar divorcin.

Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve të mitur, të cilët kanë qenë duke fjetur në dhomën e gjumit.

Pasi kishte kryer aktin e rëndë, 40-vjeçari kishte telefonuar policinë dhe u kishte treguar që kishte vrarë gruan e tij.

Bëhet me dije se shqiptari kishte postuar pak orë para krimit të rëndë foto me gruan e tij në rrjetet sociale.

Nga dëshmia e dhënë në komisariat bëhet me dije se shqiptari kishte xhelozi patologjike, dhe mendonte se gruaja e tij e tradhtonte.

Ndërkohë që po ditën e sotme në media është publikuar gjithashtu edhe fotoja e tij.

FOTO/ Para krimit kishte postuar foto në rrjetet sociale, ky

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here