Google search engine
Home Lifestyle “O hajdute, me lekët e mia bëre vila”/ Degradon keq sherri mes...

“O hajdute, me lekët e mia bëre vila”/ Degradon keq sherri mes dy këngëtarëve shqiptarë, nuk i lënë gjë pa nxjerrë njëri-tjetrit

0
326

Një sherr ka nisur mes këngëtares Silva Gunbardhi dhe Mandit të Nishtullës për fitimet nga klikimet për këngën ‘Të ka lali shpirt’

Silva nxori dje në emisionin #Expuls kontratën ku sipas saj, vërtetonte me firma se ajo merr vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% e ndërsa 90% të tyre i merr Alfred Sula, kompozitori këngës dhe njëkohësisht kushëriri i Mandi Nishtullës.

Ende pa kaluar jo më shumë se 24 orë nga transmetimi intervistës, ka ardhur reagimi i Mandi Nishtullës në llogarinë e tij në Facebook.

Mandi ka postuar një pjesë nga intervista, e pasi ka tag-uar Silvën, ka shkruajtur:

“Ok kontratat, po klikimet kush mi mori? Mos harro se hajdute je dhe hajdute do të mbetesh. Ke marrë lekë sa ke bërë dhe vila luksoze. S’bëhen ato me 10% o Silva,” ka shkruar ai.

Ndërsa Silva iu përgjigj;

“Vilat janë vetëm në fantazinë tënde të sëmurë! Unë nuk kam asnjë vilë. Nuk pinë më ujë mashtrimet e tua o Mandi! Të doli boja! Lekët brenda fisit tënd janë! Firmën Alfredit ja ke dhënë ti o Mandi dhe ja ke dhënë Alfredit jo mua! Të kam lënë  Zotin o mashtrues!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here