Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja ka reaguar pas shpalljes në kërkim të nipit të tij, Ramazan Rraja.
Në një prononcim për ‘Fax News’ Rrahman Rraja shprehet se prej 3 muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak e dinte se ishte i përfshirë në këtë ngjarje.
“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.
Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë, hyri i armatosur dhe i maskuar në një lokal.