Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e 28 shtatorit në Lezhë që tronditi mbarë opinionin publik, ku mbeti i vrarë oficeri i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë nën komisar Saimir Hoxha.
Sipas Report, ky i fundit rezulton të jetë një ndër personat që ka përgatitur dhe firmosur procesverbalin e arrestit për Aldi Ramen, në njërin nga dy rastet që ai është arrestuar.
Në këtë pikë ka dyshime të forta, se i riu mund të ketë patur një mllef të madh me oficerin e policisë nën komisar Saimir Hoxha, ndaj dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend, sapo oficeri Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit. Procesrvebali i urdhër arrestit për Aldi Ramën që mban dhe firmën e oficerit Saimir Hoxha i është bashkuar procedimit penal të regjistruar nga prokuroria e Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari për dhunë dhe keqtrajtim nga uniformat blu.