Dalin detajet shokuese/ Shqiptari mbyti me duar në fyt bashkëshorten e tij teksa në dhomën ngjitur ishin 2 fëmijët e tyre të mitur, flet kryetari i bashkësisë lokale: Ata nuk ishin…

0
207

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja brutale e një 36-vjeçareje shqiptare nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar. Gjithçka ka ndodhur në shtratin e çiftit, teksa dy fëmijët e tyre të mitur flinin në dhomën ngjitur me ta.

Shqiptari 40-vjeçar mbyti me duar nënën e dy fëmijëve, 8 dhe 10 vjeç, të cilët pas krimit janë marrë nën kujdes nga daja i tyre.

John Koutsotheodoris, kryetar i bashkësisë lokale Vlachioti foli për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në fshat, duke i thënë:

“Çifti jeton në zonën gjatë tre viteve të fundit, duke punuar si punëtorë bujqësore të dy. Ata nuk ishin aspak shoqërorë, mbledhjet ishin të pakta dhe për një kohë nuk kishin marrëdhënie të veçanta me fshatin. Ata kanë dy fëmijë, tetë dhe dhjetë vjeç. Ngjarja u bë e ditur menjëherë, pasi vendi është i vogël, por policia ka mbërritur me shpejtësi duke bllokuar zonën. Së fundmi në fshat jeton edhe vëllai i gruas fatkeqe, e cila ka marrë fëmijët nga dje. Askush nuk e priste një zhvillim të tillë, nuk i kishin dhënë të drejta të tilla. Çfarë ka ndodhur, natyrisht, brenda këtij çifti, askush nuk e di”, tha ai.

Krimi makabër ndodhi mëngjesin e sotëm. Burri shqiptar pas krimit telefonoi policinë për t’i bërë të ditur që kishte vrarë bashkëshorten e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here