“Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh”/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç’pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

0
205

Vendi jonë do përballet me një rrymë të ftohti polar. Sipas sinoptikanes së Meteoalb Lajda Porja nuk do ketë më reshje shiu.

Sinoptikania tha se do të kemi ndërprerje të reshjeve të shiut por ndryshim të situatës termike, pasi priten masa të ftohta polare që do depërtojnë në territor duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave”.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në minus 5 apo minus 6 gradë në zonat malore.

“Kanë vijuar reshjet e dendura të shiut në gjithë territorin ku problematike situata është paraqitur në zonat veriore e qendrore, pikërisht prej ciklonit të fuqizuar prej 24 orësh në brigjet e Adriatikut”, tha sinoptikania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here