Berisha fton në kuvendin e 11 dhjetorit ambasadoren amerikane, Yuri Kim

0
321

Pak ditë na ndajnë nga 11 dhjetoridita e cila do vendos, fatin politik të dy liderave të partisë demokratike Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ditën e djeshme Sali Berisha mbajti foltore online me shqiptarët në Amerikë, shteti i cili e shpalli non-grata.

Një “non grata” nga DASH dhe një përjashtim (i përkohshëm) nga kryedemokrati Lulzim Basha për liderin historik të PD-së dhe një nga politikanët më të pushtetshëm në vend, Sali Berisha ka trazoi ujrat mes të djathtës shqiptare.

Sali Berisha përveç padisë në Francë për Sekretarin Antony Blinken, edhe në Shqipëri ka nisur një tjetër lëvizje, PD e Berishës kundër PD së Bashës.

Pas Foltores së parë në Tiranë, që nga shtatori, Berisha ka lëvizur në dhjetra qytete të vendit, duke u kërkuar votën demokratëve që të rimarrë partinë që themeloi më shumë se 3 dekada më parë.

Foltoren e fundit, Berisha do ta mbajë me 8 dhjetor në “Qytet Studenti“, vendi dhe data e cila kujtohet si përmbysja e komunizmit dhe vendosja e demokracisë.

Burime për gazetën Shqip thanë se Sali Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit ka ftuar ambasadorët e huaj në Shqipëri, listës së ndërkombëtarëve nuk mund ti mungonte as ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane ka pohuar se në raste se Sali Berisha merr partinë demokratike, SHBA do ti ndërpres marrëdhëniet me PD.

Qëllimi i këtij kuvendi me 11 dhjetor i cili përkon edhe me ditën e themelimit të partisë demokratike. Firmat e mbledhura të cilat ishin në kasafortën e Palokës tashmë nuk dihet ku janë pasi janë zhvendosur.

Lëvizje kjo e kontestuar nga PD-ja zyrtare edhe vetë Basha, dolën dhe kërkuan depozitimin e formave për verfikim tek protokolli, duke kundërshtuar “kasafortën” e Palokës.

Tashmë numërimi mbrasht ka filluar, stadiumi“Air Albania” po bëhet gati të mbahet kuvendi, Berisha në njërën nga foltoret tha se presim që edhe koha të jetë e mirë. Deri më 11 dhjetor jemi në pritje të asaj çfarë do ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here