Plas SKANDALI/ Ja si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku

0
279

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin e pasaportave që kanë dalë në dritë në Greqi.

Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte të shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi, në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia greke ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve. Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që mos të ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.

të tij 20 muaj pas krimit, Greqia vendosi që mos ta ekstradonte atë drejt shtetit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here