Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të premte vendimin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Mësohet se Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, Gilmando Dani me 12 vite burg, Endrit Qyqja me 10 vite burg, Endrit Zela me 10 vite burg, Blerim Shullazi me 9 vite burg.
Emiljano Shullazi aktualisht po vuan dënimin nën regjimin e posaçëm 41 biss.
Ai njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.











































