Ish-presidentit amerikan, Donald Trump ka sulmuar së fundmi dukeshën e Sussex, Megan Markle.
Mësohet se deklaratat Trup i ka kryer nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij, GB Neës. Ndër të tjera Trump është shprehur se Princi Harry kanë lënduar në mënyrë të pariparueshme monarkinë.
Më tej ish-presidenti amerikan shkruan se Megan Markle është një person, i frikshëm dhe manipulues, e cila i bën çfarë të dojë Princi Harry dhe synonte që në fillim ta largonte nga familja mbretërore, pasi nuk dukej e denjë për t’u bërë anëtare.
“Unë nuk jam një fans i saj. Nuk isha që në ditën e parë që u bë publike kjo lidhje. Besoj se Princi Harry është bërë objekt i saj dhe në një moment do të pendohet shumë. Ai i ka prishur marrëdhëniet me familjen dhe mbretëreshën”, tha Donald Trump.
Gjithashtu Trump ka komentuar edhe raportin ndërmjet dukeshës dhe Mbretëreshës Elizabeth, duke u shprehur se Megan është duke treguar mungesë respekti.
“Ajo nuk e respektoi Mbretëreshën, e cila është një person shumë i mirë dhe gjithashtu një figurë historike. Ajo nuk e respektonte të gjithë familjen mbretërore në përgjithësi dhe Mbretëreshën në veçanti. Edhe fakti që ajo vazhdon të përdorë titujt e saj mbretëror vërteton sa më sipër dhe më bën të mos e pëlqej aspak”, tha ai.









































