“Ditët janë të numëruara”/ Shkencëtari i njohur lëshon deklaratën tronditëse: Njerëzimi mund të zhduket!

0
351

“Fundi mund të jetë afër dhe popullsia globale mund të fillojë rënien e saj të pashmangshme”, kjo është një deklaratë e fortë që ka bërë një nga shkencëtarët e njohur.

Sipas shkencëtarëve ditët tona në planetin Tokë mund të jenë të numëruara. Këtë e ka thënë paleontologu dhe redaktori i Nature, Henry Gee, në një opinion të ri për Scientific American – dhe nuk ka turp ta përdorë termin “zhdukje”.

“Unë dyshoj se popullsia njerëzore po shkon drejt jo vetëm tkurrjes por edhe kolapsit”, shkroi ai.

Gee përmend mungesën e variacionit gjenetik, rënien e nivelit të lindjeve, dhe stresin e shkaktuar nga jeta në qytete të mbipopulluara si një recetë për fatkeqësi.

“Kërcënimi për njerëzimin është diçka që quhet “borxhi i zhdukjes’”, shpjegoi Gee. “Vjen një moment në përparimin e çdo specieje, madje edhe atyre që duket se po lulëzojnë, kur zhdukja do të jetë e pashmangshme, pavarësisht se çfarë mund të bëjnë për ta shmangur atë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here