“Bojkotoi dhe 13 tetorin”, Meta i ashpër me Bashën: Anulova 30 Qershorin për të, por ai nuk u regjistrua në…

0
263

Presidenti Meta iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës për “trekëndëshin e Bermudave”, një akuzë të cilën kreu i PD-së ia drejtoi Berishës, Ramës dhe Metës.

“Pas dekretimit të datës 13 tetor, veprimi më minimal që duhet të kryente Lulzim Basha ishte që të paraqiste regjistrimin në KQZ për zgjedhje, datë për të cilën ra dakort vetë. Por çfarë ndodhi? Sipas konfirmimeve zyrtare rezulton se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk kanë denjuar të bëjnë asnjë kërkesë zyrtare për tu regjistruar në zgjedhje për të cilat Presidenti ishte konsultuar me Lulzim Bashën dhe kishte marrë dakortësinë e tij dhe të aleatëve të tij. Ndryshe nga Basha, Partia Republikane, PP-ja e LSI-ja i kanë paraqitur kërkesë KQZ-së për të marrë pjesë në zgjedhje. Basha bojkoti jo vetëm 30 qershorin që kishte rënë dakord apo ua kishte imponuar edhe aleatëve të tij por edhe 13 tetorin datë kur aleatët e tij donin të futeshin në zgjedhje. Mbledhja që u thirr nga KQZ-ja nuk u bë kurrë sepse anëtarët e PS-së bojkotuan pasi vetë kryedemokrati kishte bojkotuar, si do të bëheshin zgjedhjet pa PD? Kujt i shërbeu Basha duke mos e regjistruar partinë në zgjedhjet e 13 tetorit? Ishte në sinkron të plotë me bojkotin e katër anëtarëve të PS-së në KQZ që organizuan zgjedhjet e paligjshme të qershorit, nuk i shërbeu aspak vendit e Opozitës. E përjashtoi totalisht nga zgjedhjet vendore, nuk e mbështeti aspak as Presidentin e Republikës”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here