Google search engine
Home Politike SKANDAL! Degradon në fjalor rruge Ilir Meta, sharje dhe ofendime të rënda...

SKANDAL! Degradon në fjalor rruge Ilir Meta, sharje dhe ofendime të rënda ndaj Bashës në publik: Thuaji Lulit, se do ja q***…

0
366

Presidenti Ilir Meta, ka shpërthyer në ofendime të rënda në publik. Gjithçka ka ndodhur në ambientet e Hotel Rogner pasditen e sotme.

Sipas dëshmitarëve okularë, Presidenti Ilir Meta ka kapur për krahu deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke thënë fjalë të rënda për liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Thuaji Lulit, se do ja q…”, kanë qenë vetëm disa nga fjalët e përdorura nga presidenti Meta ndaj Lulzim Bashës.

Të gjitha të sharat dhe ofendimet në adresë të Lulzim Bashës, Meta i ka bërë me zë të lartë, duke bërë që të dëgjohet nga të gjithë të pranishmit në ambientet e hotelit.

Polemikat në distancë mes liderit të PD-së dhe presidentit Ilir Meta, ka disa ditë që kanë nisur, por të gjithë ngrejnë pikëpyetje për këtë mllef kaq të madh të presidentit Meta ndaj Lulzim Bashës. /Albeu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here