Google search engine
Home Aktualitet Margariti: Mjeshtërit e mozaikut po “qëndisin” një për një copëzat

Margariti: Mjeshtërit e mozaikut po “qëndisin” një për një copëzat

0
247

Punimet për restaurimin e mozaikut “Shqipëria” po vazhdojnë në Muzeun Historik Kombëtar. Ministrja e Kulturës Elva Margariti zhvilloi një vizitë në atelienë e restaurimit të mozaikut. Margariti shprehet se mjeshtërit po “qëndisin”. “Punimet vazhdojnë në kantierin e mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar. Bashkë me drejtoren në detyrë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Michella Matuella, Ambasadorin e European Union in Albania në Tiranë, Luigi Soreca, përfaqësuesen e UNOPS në Tiranë, Pamela Lama zhvilluam një vizitë në atelienë e restaurimit, ku mjeshtërit e mozaikut po “qëndisin” një për një copëzat e dëmtuara të mozaikut, çka u bë e mundur falë Programit të Bashkimit Europian, EU4Culture”, shprehet ministrja e Kulturës në një status të saj. Mozaiku ka një sipërfaqe prej rreth 440 metrash katrorë, me përmasa 40 x 11 metra. Mozaiku Shqipëria është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai u përurua bashkë me muzeun në vitin 1981. Suporti i tij përbëhet nga një panel me llaç çimentoje, brenda të cilit është përfshirë një zgarë hekuri. Mbi zgarën e hekurit është vendosur një shtresë e hollë fine, po llaç çimentoje, mbi të cilën janë vendosur teserat. Ato janë të prodhuara në mënyrë industriale dhe kanë përmasa rreth 5 x 5 cm. Mozaiku paraqet një skenë masive me luftëtarë, burra e gra, që nga ilirët me harqe e parzmore, tek partizanët me pushkë në dorë. Vite më parë, në këtë mozaik është bërë një modifikim. Në vitet e para të demokracisë, flamurit në qendër të mozaikut iu hoq ylli me pesë cepa. Mozaiku mban emrin e autorëve të njohur Vilson Kilica, Josif Dobroniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi. Ndër vite apeli i artistëve të ndryshëm dhe autorëve në drejtim të Ministrisë së Kulturës ka qenë për restaurimin e veprës, për ta shpëtuar nga degradimi. Ndërkohë që dhe gjatë kësaj kohe herë pasa here kanë kërkuar, që të bëhet një punë pa dëmtuar, por që të shpëtojë veprën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here