Një tjetër skandal në Sarandë/ Policia arreston në flagrancë punonjësin e policisë, po kryente marrëdhënie me një 13 vjeçare

    0
    233

    Policia e Sarandës ka arrestuar 2 persona të akuzuar për shfrytëzimin seksual të një të miture, njëri prej tyre punonjës policie

    Njoftimi:

    Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

    • Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;

    • S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

    Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

    Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
    – 2 automjete;
    – 4 aparate celularë;
    – një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
    – është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

    Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here