Google search engine
Home Politike Sali Berisha “aktivizon” dhëndrin, Jamarbër Malltezi zbulon detaje nga dosja që mund...

Sali Berisha “aktivizon” dhëndrin, Jamarbër Malltezi zbulon detaje nga dosja që mund të fundosë Bashën: Rrezikon burg në Shqipëri e SHBA! Gjeti një femër në Skoci …

0
247

Demokrati Jamarbër Malltezi ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike pas përplasjeve Basha-Berisha.

Malltezi ka folur për dosjen ruse që i është përmendur Lulzim Bashës.

Ai deklaroi se nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për para ruse, por për para që Basha i merrte biznesmenëve shqiptarë dhe nuk i deklaronte, por kërkoi ndihmën e një gruaje skoceze që kishte lidhje në Rusi për t’i depozituar te Nik Muzini.

“Lulzim Basha ka rënë peng siç e tha zonja Kokalari e Nik Muzin. Dosja e Nik Muzin është shumë e rëndë. Zoti Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë dhe në Shqipëri. Para dy muajsh deklaroi se PD do hidhte në gjyq Evi Kokalarin, por pas 2 muajsh nuk ka padi. Nik Muzin qenka patate e nxehtë për Bashën. Pse mçifet pas PD ky njeri frikacak. Aty ëeshtë një gjë e rëndë. Nuk janë para ruse, por janë para të biznesmenëve shqiptarë të cilëve zoti Basha i ka marrë dhe nuk i ka depozituar në PD. Nuk kishte mundësinë të bënte kontratën e plotë me Nik Muzin. Ai ka gjetur një femër në Skoci që kishte lidhje me Rusinë, prandaj dyshonin. Por nuk janë para ruse”, theksoi Malltezi për Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here