Google search engine
Home Aktualitet Finalizohet megaoperacioni, zbulohet tregtia e KOKAINËS midis Italisë, Shqipërisë dhe Holandës/ Shkojnë...

Finalizohet megaoperacioni, zbulohet tregtia e KOKAINËS midis Italisë, Shqipërisë dhe Holandës/ Shkojnë pas hekurave 12 persona

0
174

Një megaoperacion kundër trafikut të lëndëve narkotike ka vënë në pranga 12 persona në Itali. Karabinierët e Katanias kanë kapur bandën e cila merrej me tregtimin dhe trafikun e hashashit dhe kokainës.

Janë 12 persona të arrestuar, në akuza të ndryshme të tipit mafioz, me qëllim trafikimin dhe tregtimin e drogës dhe shumë akuza të tjera që rëndojnë ndaj tyre. Identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditur, për shkak te hetimit i cili është ende në vijim.

Hetimi, i quajtur “Alter ego“, i koordinuar nga DDA dhe i kryer nga bërthama operacionale e kompanisë në Piazza Dante, zbuloi disa familje të ndryshme mafioze që merreshin me trafikimin e drogës dhe në furnizim edhe përtej kufijve rajonalë dhe kombëtarë.

Grupi, sipas aktakuzës, shiste hashash, kokainë dhe marihuanë në Katania, Sirakuzë dhe Maltë. Droga importohej nga Shqipëria, Holanda, Kalabria dhe Pulia.

Gjatë hetimeve, tre persona janë arrestuar teksa kanë shkarkuar nga një makinë kuti kartoni me markën e një prodhuesi të njohur pastash me 242 kilogramë hashash. Në kuadër të fazave të ndryshme të hetimit, karabinierët sekuestruan një total droge me vlerë rreth 5 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here