Google search engine
Home Aktualitet 40 plumba në drejtim të automjetit, detaje të rënda dalin nga vrasja...

40 plumba në drejtim të automjetit, detaje të rënda dalin nga vrasja e dyfishtë në Astir, miku i Vis Martinaj mori 13 predha në trup

0
246

Detaje tronditëse janë mësuar në lidhje me ekzekutimin mafioz të dy ditëve më parë në Tiranë. Mësohet se trupi i 32-vjeçarit Erigers Mihasi ka marrë 13 plumba.

Sipas ekspertëve, kjo përforcon dyshimet se “shënjestra” ishte pikërisht ai, ndërsa shoku i tij Armando Dumani ka marrë katër plumba në trup.

Mësohet se ekspertiza mjeko-ligjore bëhet me dije se pjesën më të madhe të plumbave Erigersi i ka marrë në shpinë, por dy prej tyre që e kanë prekur në pjesën e qafës dhe i kanë shkaktuar vdekjen në vend.

Në vendngjarje janë gjetur një numër i madh gëzhojash dhe sipas hetuesve autorët kanë qëlluar 40 herë me kallashnikovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here