Google search engine
Home Aktualitet Margariti: Kulla Veneciane, një nga objektet ku do të nisë shndërrimi

Margariti: Kulla Veneciane, një nga objektet ku do të nisë shndërrimi

0
297

Kulla Veneciane në Durrës është një nga objektet si pjesë e programit “EU4CULTURE”. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në një status të saj shkruan se gjithashtu se është një nga objektet, ku do të nisë shndërrimi. “Kulla Veneciane, ky simbol i Durrësit do të kthehet në një qendër për të treguar mbi trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, përmes teknologjisë. Ture virtuale, aplikacione, periskopë digjitalë do të na udhëheqin në një fluturim në kohë. Kulla Veneciane është një nga objektet ku do të nisë shndërrimi, si pjesë e programit “EU4CULTURE””, shprehet në një status të saj ministrja Margariti në Facebook. Kulla Veneciane është pjesë e kalasë së Durrësit, e cila në mesjetë konsiderohet si një nga fortesat më të fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut. Në gjysmën e parë të shekullit të XV-të kur Durrësi ishte nën pushtimin e Venedikut, kulla u rindërtua dhe mori pamjen e sotme. Kalaja e Durrësit u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi I, i cili ka origjinën nga Durrësi. Në atë kohë, ai e bëri Durrësin një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273. Mureve mesjetare aktualisht rreth 4.6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala. Kalaja u përforcuar me disa kulla roje nga Republika e Venedikut dhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane muret u përforcuan. Kështjella e Durrësit është shpallur monument kulture, që në vitin 1948. Gjatë gjithë historisë Durrësi ka qenë një nga qytetet portuale më të rëndësishme të fortifikuara në Shqipëri dhe për më tepër në botën antike dhe bizantine. Kështjella ka vlera thelbësore arkitekturale dhe historike, pasi përdor një kombinim shumë të pasur të teknikave të ndryshme të ndërtimit dhe periudhave historike (antike, bizantine, mesjetare).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here