SPAK e shpalli në kërkim, reagon Rezart Taçi dhe zbulon lëvizjen që po përgatit: Urdhër arresti i pavlerë, nuk jam në Shqipëri, por…

0
265

Pas urdhrit të arrestit që u lëshua sot nga SPAK ndaj tij, ka reaguar biznesmeni Rezart Taçi. Ai akuzohet për pastrim parash.

Në një reagim për ‘Albanian Post’, Taçi i konsideroi këto akuza të pabaza dhe të pakuptimta.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”, shprehet Taçi.

Mbi lidhjen që pretendohet në shkresën nga SPAK se ai ka me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi ka thënë se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush ai është.

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje.

Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here